Moskë, kopshti zoologjik i vë shqiponjës emrin e portierit!

01:34 | 6 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Kopshti zoologjik në Moskë ka vendosur të nderojë Igor Akinfeev duke i vënë emrin e portierit shqiponjës madhështore që gjendet në këtë kopsht.

Një mënyrë për të falënderuar portierin që i dha skuadrës së tij kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës me penalltitë e pritura ndaj Spanjës.

Drejtoresha e kopshtit, Svetlana Akulova, tha: “I kemi vënë emrin Igor Akinfeev një shqiponje që erdhi në jetë vetëm pak muaj më parë. Ashtu si portieri i kombëtares tonë, ky shpend ka reflekse mberslënëse dhe një shikim të jashtëzakonshëm.”/gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme