Pas çdo deklarate të doktorëve se Hetem Ramadani është veç një mashtrues po del një pacient i ri i që pretendon se u shërua nga medituesi milioner, Hetem Ramadani – shqiptari që deklarohet se po sjell formula për shërimin e sëmundjeve që mjekësia botërisht ka dështuar t’i shërojë.
Përveç diabetit, së fundmi ai thotë se e ka shëruar një person nga kanceri i mushkërive si dhe një person tjetër ka arritur që ta çojë në këmbë pas një aksidenti që kishte pasur.
Ka gati tre muaj qëkur vajza nga Gjilani, Ariola Maliqi, nuk po përdor insulinë. Ajo vuan nga sëmundja e diabetit dhe qe një kohë kishte qenë duke përdorur këtë terapi, e cila mundëson stabilizimin e vlerave të sëmundjes së sheqerit. Babai i Ariolës, Emrushi, thotë se ia pa hairin përshkrimit të terapisë së “mjekut alternativ” Hetem Ramadani.
Një regjim në menynë ushqimore i dominuar kryesisht me përmbajtje bimore ka bërë që Ariolës 10-vjeçe t’i largohet plotësisht nga përdorimi i insulinës. Ajo ka më shumë se 8 javë që nuk ka marrë as edhe një dozë të insulinës në trupin e saj. Babai i Ariolës, Emrushi, thotë se vajza e tij tash është mirë me shëndet.
“Mirë është shumë Ariola. Ende është pa insulinë. Dje e ka pasur vlerën 4.6”, i ka thënë Express’it, prindi i Ariolës.
Por, ‘mjeku alternativ‘, Hetem Ramadani, nuk është marrë vetëm me pacientët që kanë diabet. Ai njohuritë e tija i ka shpërndarë edhe tek pacientët që vuajnë nga kanceri. Ka arritur që kancerin ta zhdukë nga trupi i 60-vjeçarit, Besnik Arifit nga Prishtina. Kështu ka deklaruar vet pacienti në fjalë.
“Më pyeti a e pijë duhanin i thash po. Ai më tha nëse e pin duhanin me mua s’ke punë. Unë i thash po e lë sot. Ai më tha mirë. Po hyjmë në disa terapi. E fillova recepturën. Pas tre javëve e bëra analizat e gjakut. Më dulën krejt mirë. I bëra të gjitha inçizimet dhe ato tregonin që unë nuk kam kancer. Tash me shëndet po ndihem tepër mirë”, ka rrëfyer për mediat ky pacient.
Por, mjekët e QKUK’së, po e shohin si të rrezikshme lënien e kimioterapisë nga këta pacientë. Këta të fundit, në një deklaratë për Express kanë thënë se pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit e që po e refuzojnë kimioterapinë, po e rrezikojnë shëndetin e tyre. Kjo, ngase sipas tyre tek këta pacientë që vuajnë nga sëmundja e kancerit, kimioterapia është e pashmangshme.
Kështu i ka thënë Expressit , të mërkurën onkologu, Ilir Kurtishi. “Rreziku është shumë i madh për këta pacientë të cilët po e marrin këtë risk. Nëse të njëjtëve i është përshkuar kimioterapia nga ana e mjekut ata domosdoshmërish duhet ta marrin atë”, ka thënë Kurtishaj.
Tutje, ai ka deklaruar se Hetem Ramadani duhet të ketë bazë shkencore për ta kryer punën e mjekut.
“Unë nuk e di nëse Hetem Ramadani ka bazë shkencore për këto punë që po i bën?. Por secili pacientë duhet që t’i përmbahet terapive të mjekut. Sidomos kur bëhet fjalë për sëmundje më të rënda”, është shprehur onkologu i QKUK’së, Ilir Kurtishaj.
E janë edhe dhjetëra kosovarë të tjerë të cilët po vuajnë nga sëmundje të ndryshme që po ia mësyjnë klinikës së Hetem Ramadanit, të cilënsë fundmi e ka hapur në Tiranë. Në të puna tashmë është ndalur për shkak të kërkesave të shumta.
Sokol Murataj, 46 vjeçar, kishte qenë vetëm 25 vjeçar kur kishte pësuar aksident komunikacioni ka thënë se ishte Hetem Ramadani ai që e mësoi të ecë përsëri.
Ndonëse ai është njohur me Hetem Ramadanin përmes kurseve të meditimit para disa viteve, ai me recepturën e tij ka filluar vetëm para tre muajve. Përveç recepturës së Hetem Ramadanit, para pak kohe Sokol Murataj kishte filluar edhe ushtrimet intensive fizioterapeutike.
Ndryshe, Hetem Ramadani është njëri nga shqiptarët më të pasur në botë. Ai pohon të ketë kryer studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike. Tutje ai kishte themeluar kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International”, pasi kishte migruar në vitet ’90 në Slloveni.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...