Gjatë diskursit të tij publik gjatë këtyre viteve që ka shërbyer në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka etiketuar si kriminel vetëm Klemend Balilin. Ai ka përmendur me emra konkret disa njerëz të tjerë të njohur të botës së krimit, por edhe zyrtarë, të cilët sipas tij, duhet të marrin dënimin e merituar.
“Arben Ndoka”, e përmend Lu.
Por ish-deputeti socialist iku nga Parlamenti, por jo nga politika. Ai është ende shumë aktiv në strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.
“Elvis Roshi”, thoshte ambasadori.
Dekriminalizimi i hoqi mandatin e kryebashkiakut Elvis Roshit, por një gjyq ndaj tij po zvarritet qëllimisht. Por edhe nëse Roshi dënohet akuza ndaj tij është për deklarim të rreme.
“Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë ka folur vazhdimisht. Ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”, thoshte Lu.
Llalla dha dorëheqjen dhe i shpëtoi Vettingut. Ai po jeton me familjen i qetë jashtë Shqipërisë. Llalla po hetohet për një krim të lehtë, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi si penguesin kryesor të reformës në drejtësi.
Saimir Tahiri nuk bëri asnjë ditë burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e liroi atë edhe pas paralajmërimit shumë serioz që dha edhe Ambasada amerikane për presione dhe shantazh ndaj gjyqtarëve.
“Magjistari Klement Balili” – është qershia mbi tortë e dështimit spektakolar të autoriteteve shqiptare për të ndjekur arrestuar dhe dënuar peshqit e mëdhenj të krimit të organizuar. Donald Lu akuzoi disa herë për dy vite me radhë se ky trafikant kishte mbështetje politike. Tre operacione të policisë dështuan për dekonspirim.
Katër klane kryesore – Po asnjë nga këto klane dhe familje mafioze nuk është kapur megjithëse ambasadori emrat e tyre i ka përmendur publikisht.
Donld Lu mbyll shërbimin e tij në Tiranë dhe ai do mbahet mend gjatë si diplomati që ndezi motorët e reformës në drejtësi dhe detyroi të gjithë deputetët ta votonin atë edhe pse pa dëshirë. Por në një bilanc të fundit të mandatit të tij mund të thuhet se “peshqit e mëdhenj”, ishin porosia që autoritet shqiptare me apo pa dëshirë i dështuan me sukses, duke e përcjellë ambasadorin me fjalë të mira.
“Më herët se vonë, ai do të kapet”, tha Kryeministri Rama./tch/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...