33 persona kanë humbur jetën si pasojë e një vale të nxehti që ka mbërthyer pjesën jugore të provincës kanadeze Quebec.
Moti i nxehtë nisi të premten e shkuar me temperatura që shkuan në 35 gradë celsius dhe lagështi të lartë.
Numri i viktimave është rritur çdo ditë, këtë javë, me 17 vdekje në total të raportuara deri të mërkurën dhe 33 të regjistruara të enjten.
Vala e të nxehtit është më e rënda që provinca ka përjetuar në dekada. Zyrtarët i kërkojnë njerëzve të pinë ujë me shumicë dhe të qëndrojnë në hije. “Po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha kryebashkiakia e Montrealit, Valerie Plante.
Qyteti ka hapur pishinat dhe hapësirat me ajër të kondicionuar për publikun. Kryebashkiakia tha se skuadrat e reagimit të shpejtë kanë nisur të shkojnë derë më derë, për të kontrolluar rreth 15 mijë banorë vulnerabël.
Deri më tani, 12 nga 33 viktimat, janë regjistruar në Montreal, qytetin me popullatën më të madhe në provincë. Vala e të nxehtit mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse për të miturit dhe të moshuarit – thanë zyrtarët e shëndetit publik. E sipas tyre, viktimat e regjistruara nuk kishin pasur ajër të kondicionuar.
Temperaturat mesatare në Montreal, në këtë periudhë të vitit, janë zakonisht 25 gradë celsius. Zyrtarët shpresojnë që vala e të nxehtit të ndalet të premten, kur meteorologët thonë se do të bien në rreth 24 gradë celsius./tch/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...