Trupat ushtarake siriane janë afruar tek kufiri jordanez, në kohën kur opozita dhe Rusia janë pajtuar për të rinisur bisedimet e pezulluara në lidhje me dhënien fund të luftës që ka shkaktuar zhvendosjen e miliona njerëzve.
Tymi i errët u ngrit mbi zonat e mbajtura nga rebelët sirianë pranë kufirit me Jordaninë, ndërsa aleatët rusë të presidentit Bashar al-Assad lëshuan sulme ajrore të rënda dhe forcat qeveritare kërkonin të përparonin në terren, transmeton portali arbresh.info.
Agjencia e refugjatëve e UNHCR i kërkoi Jordanisë të hapë kufijtë e saj ndaj sirianëve që kanë ikur nga luftimet, duke thënë se numri i përgjithshëm i të zhvendosurve tani qëndronte në më shumë se 320,000, ku 60,000 u mblodhën në kalimin kufitar me Jordaninë.
Assad synon të rimarrë gjithë jugperëndimin e Sirisë duke përfshirë kufijtë me Majën e Golanit e pushtuar nga Izraeli dhe Jordaninë. Zona është një nga fortesat e fundit rebele në Siri pas më shumë se shtatë vjet lufte.
Pa asnjë shenjë ndërhyrjeje ende nga armiqtë e tij të huaj, forcat qeveritare duket të vendosura për një fitore të madhe në luftë pas shkatërrimit të bastioneve të fundit rebele të mbetura pranë Damaskut dhe Homsit.
Jordania tha të enjten se kishte arritur të bindte opozitën siriane dhe palën ruse për t’u takuar përsëri në një përpjekje për të arritur një armëpushim dhe një zgjidhje politike.
Zëdhënësja e qeverisë, Jumana Ghunaimat tha se delegacioni i opozitës po shkonte në një qytet jugor të Sirisë për të filluar një raund të ri bisedimesh me rusët./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...