Google ADS

Trajneri i Prishtinës flet pas ndeshjes me Europan në Ligën e Evropës

21:35 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Prishtina e ka kaluar fazën para-kualifikuese për Ligën e Evropës duke e eliminuar skuadrën Europa nga Gjiblartari pas dy ndeshjeve me shifrat 6:1, raporton arbresh.info.

Prishtina pas ndeshjes së zhvilluar sonte në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, takim të cilin e fitoi me shifrat 5:0, do të mendojë për kundërshtarin në turin e parë.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka dalë në konferencë për shtyp pas fitores së thellë 5:0 të ekipit të tij ndaj FC Europas në ndeshjen e dytë të raundit parakualifikues të Ligës së Evropës.

Falë kësaj fitoreje, prishtinasit u kualifikuan tutje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

“Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngritet nga java në javë”, deklaroi Josa.

“Loja e ekipit po përmirësohet nga java në javë. Skuadra ishte në lojën e vet”, shtoi strategu shqiptar.

“Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita”, u shpreh ai.

Në rrethin e parë kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, Fola.

Nëse Prishtina e kalon Fola ESCH, do të përballet me Genkun nga Belgjika, ekip në të cilin aktivizohet edhe super-talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme