Liria e Prizrenit ka vendosur për trajneri e ri që do ta drejtojë ekipin në edicionin 2018/19, përcjellë arbresh.info.
Klubi ‘bardh e zi’ ia ka besuar ekipin trajnerit Bedredin Gjinali i cili vjen nga grupmoshat e reja të ekipit.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Lirisë.
“Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, se kryetrajneri do të dal nga trajnerët aktual të KF Liria, ashtu edhe ndodhi.
Të enjten mbrëma, unanimishtë anëtarët e Kryesisë së KF Liria dhe kryetari, vendosën që në edicionin e ri 2018/2019, kryetrajner i Lirisë të jetë Bedridin Gjinali. Ai, ishte në mesin e gjithë emrave të trajnerëve që aktualisht ka Liria, e pas një debati të hapur, Kryesia vendosi për legjendën e Lirisë, Bedridin Gjinali, që në të kaluarën ka patur karrierë të bujshme si futbollist”, thuhet ndër të tjera në lajmin për emërimin e Gjinalit.
Liria në edicionin e kaluar u drejtuar nga Bledi Shkëmbi që është larguar nga ekipi me të përfunduar kampionati. /arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...