Prishtina kalon në turin e parë të Ligën e Evropës, mësoni se sa para përfiton klubi

21:03 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Skuadra e Prishtinës ka arritur fitore me shifrat 5:0 ndaj skuadrës nga Gjiblartari, Europa me rezultat 5:0, transmeton arbresh.info. 

Golat për Prishtinën u shënuan nga Armend Dallku i cili shënoi dy herë me penallti, Gauthier Mankenda, Ahmed Januzi dhe Mërgim Pefqeli.

Prishtina në këtë mënyrë e kaluan fazën preliminare për kalim në turin e parë në Ligën e Evropës pasi që edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjiblartar ka arritur barazim (1:1).

Prishtina për kalimin e kësaj xhiroje do të arkëtojë nga UEFA 260 mijë euro.

Kësisoj Prishtina për herë të parë kalon rrethin parakualifikues dhe do të luaj në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Në rrethin e parë kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu Fola. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme