Google ADS

Prishtina i tregon ‘dhëmbët’, kualifikohet për turin e parë në Ligën e Evropës

20:58 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Prishtina ka arritur fitore me shifrat 5:0 ndaj skuadrës nga Gjiblartari, Europa me rezultat 5:0, transmeton arbresh.info. 

Golat për Prishtinën u shënuan nga Armend Dallku i cili shënoi dy herë me penallti, Gauthier Mankenda, Ahmed Januzi dhe Mërgim Pefqeli.

Prishtina në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë ishte skuadër tejet e fortë për kundërshtarin.

Prishtina në këtë mënyrë e kaluan fazën preliminare për kalim në turin e parë në Ligën e Evropës pasi që edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjiblartar ka arritur barazim (1:1).

Kësisoj Prishtina për herë të parë kalon rrethin parakualifikues dhe do të luaj në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Në rrethin e parë kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu Fola. /arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme