Kylian Mbappe dërgohet në ‘qiell’

18:00 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, e ka lavdëruar talentin francez Kylian Mbappe.

Deschamps tha se Mbappe ka qenë i shkëlqyer gjatë gjithë Botërorit, jo vetëm në ndeshjen ndaj Argjentinës,

“Mbappe mori lëvdata pas ndeshjes kundër Argjentinës, por çdo gjë që ai ka bërë në këtë Botëror ka qenë e shkëlqyer. Është vetëm 19 vjeç dhe do të rritet më tej. Ka ende shumë për të dhënë. Ende nuk e kemi parë më të mirën prej tij. Të gjithë ne presim shumë prej tij”, deklaroi Didier Deschamps. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme