Shkuan të gjuanin rinoqerontë, përfundojnë ushqim i luanëve

18:04 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Të paktën dy gjuetarë të rinoqerontëve janë masakruar për vdekje dhe ngrënë nga luanët në një rezervat në Afrikën Jugore, thonë zyrtarët.

Rojtarët e pyllit gjetën mbetjet e dy, me gjasë tre personave në kafazin e luanit në rezervatin Sibuya, në afërsi të qytetit jug-lindor Kenton-on-Sea, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu pranë eshtrave janë gjetur edhe një pushkë dhe një sëpatë.

Ka patur një rritje të gjuetisë në Afrikë viteve të fundit, për të ushqyer kërkesën në rritje për bririn e rinoqerontëve në pjesë të Azisë.

Në Kinë, Vietnam dhe gjetkë, briri i rinos besohet se ka cilësi afrodiziake./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme