Carlo Ancelotti vazhdon ‘peshkimin’ e zyrtarizon futbollistin spanjoll

16:46 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, vazhdon që ta përforcoje ekipin për edicionin e ardhshëm, përcjellë arbresh.info.

Napoli që vitin e kaluar u shpall nën-kampion në Serie A, ka nënshkruar së fundmi me futbollistin e Real Betisit, Fabian Ruiz.

Ai ka firmosur kontratë e cila e lidh me klubin deri më 30 gusht të vitit 2023.

Fabian Ruiz është 22-vjeçar dhe aktivizohet në pozitën e mesfushorit.

Ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Spanjës U-21. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme