Arrihet marrëveshja, Ronaldo në Juventus

16:25 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Ylli i Portugalisë dhe Real Madridi, Cristiano Ronaldo, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe italiane, Juventus, transmeton arbresh.info. 

Gazetat më të mëdha në Spanjë dhe Itali e ka kumtuar lajmin. 

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca” nga burimi pranë klubit madrilen, Jorge Mendes dhe Hose Anhle Sanchez janë takuar mbrëmjen e djeshme dhe duket se marrëveshja është arritur.

Vlera e kalimit të Ronaldos në Juventus është 100 milionë euro.

Aventura e portugezit me Juventus pritet që të fillojë pas dy ditësh ndërkohë pritet që në 7 korrik sulmuesi mund të zbresë në Torino. /arbresh.info/

14a80d39-9af9-482f-a62e-3470bddb32cc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme