Kur Donald Trump të takohet me Mbretëreshën Elizabetë javën e ardhshme, ai do të bëhet presidenti i 12 amerikan që takohet me monarkun gjatë 66 vjetëve të saj në fron, sundimi më i gjatë në historinë britanike.
Përveç Lyndon Johnson, Elizabeta ka takuar çdo udhëheqës të Amerikës që nga Harry S. Truman, por asnjë takim tjetër presidencial në Shtetet e Bashkuara nuk ka krijuar të njëjtin nivel të kundërshtisë dhe polemikave në Britani si udhëtimi i Trump, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministrja Theresa May i ofroi Trumpit një vizitë shtetërore, që përfshin një udhëtim me karroca të hapura në kryeqytet dhe një banket në Pallatin Buckingham, kur ajo u bë udhëheqësja e parë e huaj që e vizitoi atë pas inaugurimit në janar të vitit 2017.
Vetëm dy presidentë të SHBA – Barack Obama dhe George W. Bush – janë ftuar më parë për vizita të plota shtetërore. Trump do të ketë më pak luks nga ajo sa është ofruar fillimisht, por ai ende do të takohet me Elizabetën dhe shumë ligjvënës britanikë kanë shprehur kundërshtimin për ardhjen e tij./Arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...