Paul Blackley dhe dy vajzat e tij, patën mundësinë e rrallë që të lundrojnë pranë një delfini shumë miqësor, në bregdetin e Isle of Wight të Britanisë së Madhe.
Babai 49-vjeçar e ka filmuar gjallesën e vetmuar që u notonte pranë, teksa ata ndodheshin në dërrasat për pedalim, transmeton Telegrafi.
“Nuk kishin parë kurrë delfin, andaj u ndjen aq me fat, që luajtën me të, sa që thanë se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre”, ka shkruar Blackley.
Këto krijesa që janë mjaft miqësore, zakonisht qëndrojnë në thellësi dhe lëvizin në grup, andaj është mjaft e vështirë të gjendet një vetëm. Aq më pak në një bregdet, që është shumë i populluar me pushues. /Telegrafi/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh