Rinia është kohë e energjisë së pashtershme dhe veprimeve spontane. Është periudhë ku koha ecën ngadalë dhe duket se çdo gjë në jetë do të jetë e përjetshme.
Shpeshherë i themi vetes, “Jam ende i ri. Ende kam kohë të udhëtojë, të mësojë gjuhë të huaja, ta gjejë një person të veçantë…”, por shpeshherë e vërejmë se koha ecën më shpejt sesa ç’mendojmë.
Prandaj, mos e humbni kohën duke ëndërruar për jetën tuaj – jetoni ëndrrat tuaja!
Ju sjellim më poshtë disa gjëra të cilat duhet t’i bëni përderisa jeni ende të rinj:
Shikojeni lindjen e diellit në ndonjë vend të pazakontë
Qoftë nëse është fjala për “Troll’s Tongue” në Norvegji, një ishull të vogël në oqean apo në tavanin e një ndërtese të lartë në qytetin tuaj, kudo që e shikoni lindjen e diellit do të jetë gjë e mahnitshme për ju. Thjesht lëreni shtratin tuaj me rrezet xhentile të mëngjesit dhe mos harroni ta mendoni një dëshirë kur e shikoni një ditë të re duke lindur.
Bëni udhëtime aventureske
Është vërtetuar edhe shkencërisht se njerëzit të cilët shpenzojnë më shumë para në udhëtime sesa në rroba dhe gjëra tjera materiale janë shumë më të lumtur. Ndonjëherë, edhe një udhëtim në ndonjë qytet të afërm mund t’jua hapë një botë krejt të re, e lëre më nëse vizitoni shtete tjera!
Mposhtni frikat që i keni!
Frikat nga errësira, lartësia apo uji janë tejet të zakonshme. Por, është shumë më mirë nëse i sfidoni fobitë tuaja dhe bëheni më të fortë!
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...
Shpërthimi i gripit të shpendëve/ Austria shpall gjithë vend...
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...