“Në kokën e tij, Cristiano është lojtar i Juves”

15:17 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është afër që t’i bashkohet Juventusit.

Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balagua ka ofruar pasditen e sotme (e enjte) një përditësim rreth thashethemeve në rritje që e lidhin Cristiano Ronaldon me transferimin tronditës te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.

Pas raporteve befasuese nga mediat madhështore si ‘La Gazzetta Dello Sport’, ‘AS’, ‘Marca’, ‘A Bola’ dhe ‘El Chiringuito TV’, gazetari i ‘Sky Sports’ – Guillem Balague këtë pasdite ka dhënë një përditësim rreth kësaj çështje duke thënë:

“Në kokën e tij, Cristiano është një lojtar i Juventusit. Juventusi ka gjetur një mënyrë financiare për të paguar pagën e tij dhe tarifën. Real Madridi është i gatshëm të lejojë largimin e tij. Asnjë ofertë nuk ka arritur ende në Real, por Jorge Mendes ka konfirmuar te Real Madridi se do të arrijë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në afër largimit. A do të largohet?”

Real Madridi dëshiron të mbajë Ronaldon në skuadër, por duket se lojtari kërkon të largohet përfundimisht pas nëntë viteve në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme