Google ADS

Shpallen rezultatet përfundimtare në Turqi: Erdogan fiton bindshëm

14:35 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YKS) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.

Sipas YKS-së, në zgjedhjet presidenciale brenda vendit, jashtë shtetit dhe në dogana kanë votuar gjithsej 51 milionë e 197 mijë e 959 zgjedhës. Mes tyre, 1 milion e 129 mijë e 332 vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime është realizuar në nivelin 86.24 për qind, shkruan TRT.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, brenda vendit ka marrë 25 milionë e 436 mijë e 238 vota, jashtë shtetit 807,974 vota dhe në dogana 86,611 vota apo 52.59 për qind të gjithsej votave.

Prej kandidatëve të tjerë, Muharrem Ince ka fituar gjithsej 30.64 për qind të votave, Meral Aksener me 7.29 për qind, Selahattin Demirtas me 8.40 për qind, Temel Karamollaoglu me 0.89 për qind dhe Dogu Perinçek me 0.2 për qind.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme