Festivali më i madh i filmave në Kosovë, është drejt kristilazimit të gjërave përfundimtare.
Dokufest, festivali i filmave të metrazhit të shkurtër dhe dokumentar, ka treguar edhe tematikën e edicionit të sivjetmë.
Tema e reflektimit do të theksohet në edicionin e 17-të, i cili organizohet do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht në qytetin e Prizrenit.
Përmes një njoftimi për media, festival ka njoftuar se “tema do të trajtohet përmes kampanjës së festivalit si dhe përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore”.
Sipas organizatorëve, “tema është frymëzuar nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çka jemi”.
Theksojmë se në festival do të prezantojë një retrospektivë të gjerë të 23 filmave tajvanez që përfshin një periudhë prej pothuajse njëqind vitesh të historisë së Tajvanit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që një shtet aziatik prezantohet në DokuFest në Kosovë.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...