Zbulohet plani i madh i Titos për ish-Jugosllavinë

14:01 | 5 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Kryetari deri në vdekje i ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë e kishte dashur ish-Jugosllavinë edhe më të madhe dhe më të fuqishme, dhe që ajo të bëhej forcë botërore.

Tito, siç theksojnë historianë të huaj, përcjell Srbija danas, ka pasur ambicie që Jugosllavisë t’ia bashkëngjitë Shqipërinë, Bullgarinë, pjesë të Rumanisë e të Greqisë.

Historiania amerikane Sabrina Ramet ka treguar se si RSFJ-në e udhëhequr nga Tito deshi të krijonte Jugosllavinë integrale në të cilën do të përfshiheshin rajonet përreth Jugosllavisë: Greqinë, Trakinë, Shqipërinë, Bullgarinë, të paktën një pjesë së Korushkës austriake dhe tërë krahinën Furlani- Krainë Juliane. Në favor të tezës së saj është edhe deklarata e Titos pas Luftës së Dytë Botërore kur kishte thënë se Jugosllavia ka të drejtë në Trieste dhe në tërë Carcininë përfshirë edhe Korushkën austriake, transmeton Koha.net

Historianët, ambiciet e Titos për Jugosllavi të madhe i ndërlidhin me Marrëveshjen e Bledit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, autorë të sajtit DeviantArt kanë përpiluar hartën e cila tregon se si do të dukej RSFJ po të realizoheshin planet e Titos dhe se ai plan përfshinte Shqipërinë, një pjesë të Rumanisë e të Greqisë deri në Selanik.

Historiani Sërgjan Cvetkoviq thotë se harta me siguri ka lidhje me të ashtuquajturin projekt i federatës ballkanike.

“Kjo Jugosllavi do të përfshinte tashmë vendet ekzistuese, plus Shqipërinë e Bullgarinë. Dihet se ka pasur aspirata ndaj Greqisë e Austrisë. Projekti ka qenë aktual pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ideja e tillë ishte hedhur në tavolinë, komunistët bëjnë kështu, nxirrnin një ide për t’u testuar në fakt kjo ka qenë karrem i Titos për ta testuar Stalinin”, thotë Cvetkoviq.

Sipas fjalëve të tij, shumica e historianëve mendojnë se kjo ide ka qenë shkaku kryesor i konfliktit të Titos me Stalinin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme