Cristiano Ronaldo është afër që t’i bashkohet Juventusit dhe disa tifozë mendojnë se e kanë parë yllin e Real Madridit në Torino.
33-vjeç supozohet se ka rënë dakord t’i bashkohet gjigantit në Serie A këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Juventusi thuhet se ka ofruar 30 milionë funta për sezon dhe një kontratë katër vjeçare.
Ata kanë vendosur në tavolinë një ofertë 100 milionëshe për superyllin portugez dhe Real Madridi është duke menduar se si t’i përgjigjet.
Real Madridi dëshiron të mbajë Ronaldon në skuadër, por duket se lojtari kërkon të largohet përfundimisht pas nëntë viteve në Bernabeu.
Tifozët u “çmenden” të mërkurën kur foto që u raportua se shfaqin Cristiano Ronaldon në aeroportin në Torino u publikuan online. Por, tifozët në fakt janë mashtruar pasi në të vërtetë nuk ishte reprezentuesi i Portugalisë.
Në fotot që kanë qarkulluar në rrjete sociale në të vërtetë është futbollisti i Torinos, Armando Izzo.
26-vjeçari është parë me kapelë të zezë, syze të mëdha dhe flokë të shkurtra./arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni ngjashmëritë:
Ronaldo arriva a Torino e voi deridevate la Juve, bravi, ve l’avevo detto che sarebbe successo #cristianoronaldo pic.twitter.com/SWfDB2Swne
— ObafemIMartinª (@IMObafemi) July 4, 2018
https://twitter.com/GIGUG1N/status/1014518338503004160
https://twitter.com/battanico/status/1014453038948470784
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...