Të paktën 20 persona raportohet se kanë humbur jetën në Kanada për shkak të motit të nxehtë.
Shumica e viktimave ishin persona që jetonin vetëm dhe nuk kishin qasje tek ajri i kondicionuar. Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradët.
Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.
Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”