Google ADS

Pse Cristiano Ronaldo ka vendosur për largim nga Real Madridi?

12:18 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka marrë vendim për tu larguar nga Real Madridi në muajin janar për shkak se është ndier se nuk vlerësohet më nga klubi.

Sipas raporteve nga mediat në Spanjë, 33-vjeçari do të largohet nga Bernabeu këtë verë pas nëntë sezoneve jashtëzakonisht të suksesshme në kryeqytetin spanjoll derisa Juventusi është duke punuar në një marrëveshje 100 milionëshe për të sjellë atë në Torino, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo ka pasur që një kohë një raport jo të mirë me Real Madridin pasi është frustruar gjithashtu edhe me mungesën e mbështetjes nga klubi verën e kaluar në rastin e tij për taksa.

Ai gjithashtu dëshiron një kontratë të re në mënyrë që paga e tij të jetë në linjë me ato te PSG dhe Barcelona që paguajnë Neymarin dhe Lionel Messin, por presidenti Florentino Perez ngurron t’i rinovojë atij marrëveshjen luksoze.

Tani, gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton që Real Madridi ka marrë vendim në janar se ata do të pranojnë ofertat deri në 100 milionë euro për Ronaldon, shifër që është një e dhjeta e klauzolës së tij – gjë që ka zemëruar yllin portugez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme