Përfaqësues të institucioneve shpërndajnë fletushka, qytetarët mos t’u japin lëmoshë fëmijëve në rrugë

12:42 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë organizuar aktivitet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë dhe ata që bëjnë punë të rënda. Përfaqësues të këtyre institucioneve po shpërndajnë fletushka lidhur me këtë dukuri.

Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Pune Sociale ka thënë se ky veprim është marrë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve që mos t’u japin lëmoshë këtyre fëmijëve, përcjell arbresh.info.

“Kemi marr një veprim për të sensibilizuar opinionin, e qytetarëve për mos dhënien e lëmoshën, jeni dëshmitar edhe ju edhe ne që numri i fëmijëve është duke u rrit dhe po rrezikojnë shëndetin dhe veten. Një numër i madh i fëmijëve është duke u rritur për shkak të kërkimit të lëmoshës”, ka thënë ai.

Ndërsa, Sali Dragidella nga Policia e Kosovës ka thënë se këta fëmije mund të jenë viktima të abuzimit dhe trafikimit.

“Më e keqja është që këta fëmijë mund të jenë viktima të abuzimit, të trafikimit, është një mënyrë për parandalimin dhe besoj që këto broshura kanë me pas efektin e vet. Deri më tani nuk kemi informacione që këta fëmijë janë të shtyrë ose të trafikuar që të kërkojnë lëmoshë. Zakonisht prindërit i shtyjnë që të kërkojnë lëmoshë”, ka thënë ai.

Ai poashtu ka thënë që këta fëmijë nuk janë të gjithë nga Kosova por që vijnë edhenga shteti Shqipërisë.

Në anën tjetër Rexhep Gojnovci nga Organizata joqeveritare “Akti” ka thënë se kërkim lëmosha nga fëmijët muajt e fundit është bërë shqetësues për shoqërinë duke shtuar se ideja e këtij aktiviteti është që të informohen qytetarët se dhënia e lëmoshës këtyre fëmijëve nuk i ndihmon asgjë.

“Në muajt e fundit është bërë shumë shqetësuese për komunitetin dhe shoqërinë që jetojnë në Kosovë. Ideja është që ti informojmë qytetarët se nuk e ndihmon fëmijën nëse i jep lëmoshë. Ne si OJQ kemi ndërmarrë këtë aktivitet mbase simbolik por do të jetë vetëm një nismë pasi që nuk do të ndalet me aktivitete të tjera” është shprehur ai./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme