Media serbe: Cilat shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe si po reagon ajo

12:01 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës deri më tash e kanë bërë njohjen pavarësisë së Kosovës, ndërsa shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar se tërheqjen së shpejti do ta bëjë edhe shteti i gjashtë, shkruan sot “blic” i Beogradit.

Ko gazetë thotë se secila nga kjo tërheqje është përcjell me reagime nga politikanë kosovarë të cilët me këmbëngulje pohojnë se tërheqja nuk ka ndodhur.

Sipas shikimit të dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, gazeta shkruan se vendi i parë që e ka tërhequr njohjen ka qenë Suriname dhe këtë ai e bëri n ë tetorin vitit të shkuar, transmeton Koha.net. Për këtë tërheqje të njohjes Daçiq kishte thënë “të kishte punuar shumë dhe të kishte biseduar gjatë”.

Kosova atëbotë kishte thënë se”tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare, se është shpifje dhe se Daçiq është sharlatan. Shteti i dytë që e ka bërë të tërheqjen është Sao Tome e Principe. Ky shtet e kishte njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012, ndërsa e kishte anuluar një vit më pas dhe kishte akuzuar zyrtarët e vendit për korrupsion gjatë procesit të njohjes.

Guineja Bisao e kishte tërhequr njohjen në fund të viti të shkuar dhe për këtë opinion e kishte njoftuar kryeministri i vendit Bisao Umaro Sisko Embalo, i cili kishte thënë se për njohjen e Kosovës s’e kishte parë asnjë dokument, ndërsa zyrtarët e Kosovës kishin thënë se njohja është e vlefshme.

Në fillim të këtij vitit njohjen e kishte tërhequr edhe shteti Burundi e këtë e kishte publikuar Daçiqit në ditën e kremtimit të 10 – vjetorit të pavarësisë së Kosovës duke folur me cinizëm se “po i jap një kontribut kësaj feste”

Vendi i fundit që tërhoqi njohjen ka qenë Liberia. Në notë theksohet se Liberia e kishte njohur Kosovën në vitin 2008 në bazë të njohurive se Beogradi nuk ishte i gatshëm të bisedonte për të gjetur zgjidhje për të. Ky shtet tash ka qëndrimin se do ta respektojë marrëveshjen që do ta arrijnë Beogradi e Prishtina.

Edhe ndaj kësaj tërheqjeje kishte reaguar ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli duke pohuar se tërheqja është lajm i rremë dhe se këtë e kemi vërtetuar edhe në Qeverinë e Liberisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme