Anthony Joshua do të shijojë dy meçet e ardhshme në stadiumin Wembley, më 23 shtator dhe në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Kampioni në WBA, IFB dhe WBO ka mposhtur Wladimir Klitschkon në veri të Londrës gjatë muajit prill të vitit të kaluar, por që nga atëherë ka luftuar dy herë në Cardiff, transmeton portali arbresh.info.
https://instagram.com/p/Bk2FL9WHmmM/?utm_source=ig_embed
Megjithatë, 28-vjeçari tani do të largohet nga stadiumi Principality dhe do të rikthehet në Wembley duke thënë se ky vend është “në gjakun e tij”.
Eddie Hearn ka njoftuar për lajmin përmes një postimi në rrjetin social Twitter duke zbuluar:
“AJ po kthehet në shtëpi! Me kënaqësi ju njoftoi se dy meçet e ardhshme të Anthony Joshuas do të zhvillohen në stadiumin ndërkombëtar Wembley, më 22 prill dhe 13 prill”
Sa i përket këtij ndryshimi, Joshua shtoi:
“Pasi jam lindur dhe jam rritur në veri të Londrës, kjo është në gjakun tim”
“Wembley sapo ka shtuar një luan të katërt në strofull”
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...