sh- shefi i Zyrës së prokurimit i Komunës së Gjilanit, Salih Kçiku, mbi të cilin rëndon një aktakuzë për asgjësim të arkivit,të mërkurën në ambientet e Gjykatës Themelore bashkë me të birin e tij kanë sulmuar një hetues të Policisë së Kosovës.
Hetuesi i Policisë së Kosovës, i cili është pjesë e Njësisë për Krime Ekonomike, ndodhej në gjykatë për të dëshmuar kundër Kçikut
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, të dyshuarit e kanë ofenduar hetuesin dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht. Për këtë shkak është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët kanë bërë arrestimin e Kçikut dhe djalit të tij.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, ka deklaruar se dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ky ishte momenti kur Kçiku u arrestua pas këtij sulmi:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...