Virozat e verës karakterizohen me temperatura të lartë, dhimbje të nyejve dhe muskujve, teshtitjes, kruarje të syve, të vjella dhe shfaqje të diarresë. Mjekët thonë se në rast të virozës, e cila zakonisht zgjat dy deri në tre ditë, rekomandohet sasia e konsiderueshme e lëngjeve dhe konsumimit të ushqimit të llojllojshëm.
Marika Bogoevska, mjeke në Poliklinikën e Bit Pazarit, thotë për gazetën Koha, se numri i pacientëve që vizitojnë shtëpinë e shëndetit, në këtë sezon nuk është i madh dhe gjendja e tyre është nën kontroll. Ajo nënvizon se ditëve të fundit nuk janë paraqitur pacient me virozë, por, për shkak të temperaturave të larta, ka ankesa të pacientëve për kokëdhimbje, plogështi, ngacmim në fyt, dehidrim, këto janë simptomat e pacientëve këto ditë.
Mjekja Marika shton se pacientë më shumë që paraqiten në Poliklinikën e Bit Pazarit, janë të moshës së mesme, por, nuk janë se paraqiten shpesh dhe nuk ka tek ata virozë, të mundshme. Por, pacientët që kanë probleme me muskujt, nënvizon doktor Bogoevska, u shfaqet temperaturë e lartë trupore, ku edhe ka një numër i caktuar, por nuk është numër shqetësues. Ku këtë javë që shkoi numëroheshin 4-6 pacient të kësaj natyre. Rekomandimet e Doktor Marika Bogoevska ,për shkak të fillimit të temperaturave të larta, janë që të konsumohet më shumë lëngje, pemë dhe perime. Të shmangeni nga temperaturat e larta, gjegjësisht të mos dilet jashtë pa patur nevojë, ku edhe kanë filluar temperaturat të ndryshojnë.
Ndryshimi i temperaturave, gjatë ditës me temperatura të larta e natën bien në mënyrë drastike, gjë që ndikon negativisht në organizmin e njeriut. Kjo, posaçërisht ndikon te të sëmurët kronik, ku edhe duhen rigorozisht të kujdesen dhe të marrin në rregull terapinë, ushqimin, etj.
Me Ndihmën e shpejt në Shkup është intervenuar në shumë raste, ku edhe janë paraqitur gjendje e jashtëzakonshme. Te personat me probleme të ndryshme shëndetësore mjekët këshillojnë marrjen rregullisht të terapisë dhe konsumimin e lëngje, shoqëruar me mjete mbrojtëse nëse janë të detyruar të ekspozohen në diell.
Lidija Çukullovska, mjeke e Ndihmës së shpejtë thotë se nga janë paraqitur pacientë të alivanosur, në rrugë. Ata kanë qenë pacientë me diabet, të cilët nuk kanë llogaritur mirë gjendjen e tyre, ku edhe janë ndikuar nga ndryshimet klimatike. Ajo rekomandon që të mos dilet në këto temperatura të larta, sidomos personat me shëndet të dobët ose me ndonjë me sëmundje kronike.
Mjekët thonë se lodhja nga ndryshimet klimatike dhe ardhja e temperaturave të larta mund të përshkallëzohet deri në goditje nga nxehtësia që mund të jetë kërcënuese për jetën, ndërkohë që sipas meteorologëve në ditët në vazhdim do të ketë rritje të temperaturave. /koha.mk
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...