Mario Balotelli raportohet se ka pranuar një ofertë prej 30 milionë euro në vit për të luajtur në Kinë, por reprezentuesi i Italisë dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Evropë.
Bazuar në ‘Sky Sports Italia’, sulmuesi ka refuzuar një ofertë madhështore për të marrë pjesë në Super Ligë të Kinës, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë fazë të karrierës së tij, SuperMario është më shumë i interesuar për të siguruar rikthimin te skuadra e Italisë sesa të pranoj çeke të mëdha të hollash.
Edhe pse kontrata e tij me Nicen ka skaduar teknikisht, klubi është ende duke kërkuar 10 milionë euro nga skuadra e tij e ardhshme.
Olympique Marseille vazhdon të mbetet favorit, por Napoli është gjithashtu duke shfaqur interesim./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...