Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri

08:09 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon në kushtet e motit të kthjellët ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të zonave Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat malore por maksimumi mbetet 35- 36°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme