Jeta Krasniqi nga KDI-ja ka thënë se Kuvendi duhet të jetë epiqendra e diskutimeve për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë.
Sipas saj, Kosovën nuk guxon ta zënë pushimet e verës pa e mbajtur një seancë apo pa ndërtuar një platformë a konsensus të partive politike. Ajo thotë se po shihen lëvizje pozitive dhe se pret një dakordim të plotë.
“KDI-j ka kërkuar që Kuvendi të jetë epiqendra e diskutimeve. Kemi kërkuar më 29 maj që të mbahej një seancë për fazën e re të dialogut. Në legjislaturën e fundit nuk ka pasur seancë plenare me pikë të rendit të ditës për dialogun. Kuvendi s’ka diskutuar kurrë për të ardhmen e këtij procesi. Aty duhet të vihen vijat e kuqe e të garantohet bashkërendim institucional”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Krasniqit, institucionet duhet të marrin mësim lidhur për pasojat e mosbashkërendimit nga rasti i Demarkacionit me Malin e Zi.
“E kemi rastin me Demarkacionin, kur Kuvendit iu deshën tri vjet. E dimë që është marrëveshje ndërkombëtare e duhet të ratifikohet me 2/3 e votave. Duhet të mësojmë nga gabimet e kaluara, dhe shtetet tjera. Kuvendi duhet të përfshihet që në fazën e parë e të ketë bashkërendim të institucioneve. Në të njëjtën kohë bartësit duhet të kenë përgjegjësi. Kemi dëgjuar partitë që kërkojnë të thirret seanca që t’i jepet mandati ekipit negociues apo kujtdo që ata e vendosin. Vlerësoj se shoqëria civile mund ta mbështesë procesin, por duhet Kuvendi të ketë rol mbikëqyrës. Institucionet duhet ta kryejnë obligimin e tyre”, ka shtuar ajo më tej.
Krasniqi ka folur edhe për sondazhin e realizuar nga KDI-ja ku bie në sy se presidenti ka përkrahjen e 44 për qind të të anketuarve.
“Është sondazh i cili patjetër që paraqet opinionin e qytetarëve dhe ne e bëjmë për të pasqyruar opinionin. Ky proces duhet të udhëhiqet në bazën e një grupi më të gjerë, ku Kuvendi duhet të jetë epiqendra e këtyre diskutimeve. Deputetët janë përfaqësuesit e qytetarëve, përfshirë qytetarëve që janë pjesë e sondazhit. Sado që është vlerësim se presidenti duhet të udhëheqë dialogun, nuk do të thotë që ai të shkojë atje pa bashkërendim institucional në Kosovë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka treguar po ashtu dallimin e madh mes pritjeve të shqiptarëve dhe serbëve për njohjen e Kosovës nga Serbia si rezultat përfundimtar i dialogut. Të gjithë të anketuarit shqiptarë e kanë pranuar këtë, por 91 për qind e të anketuarve nga komuniteti serbë kanë thënë se nuk do të pranonin njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia./Koha.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...