Çfarë duhet të bëni për presionin e gjakut?

23:47 | 4 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ju me siguri jeni në dijeni të numrit të gotave të verës që keni pirë mbrëmë.  Por, a dini ndonjë gjë rreth nivelit të presionit të gjakut tuaj në pjesë të ndryshme të ditës?

 

“Është shumë pak e kuptueshme nga shumica e njerëzve,” thotë  Katerin Xhener, dietologe dhe CEO e Charity Blood Pressure UK. “Por është jetësore që ne t’i njohim rreziqet e presionit të lartë dhe të pakontrolluar të gjakut (hipertensionit), pasi ky është shkaktari kryesor sulmeve ndaj zemrës”.

 

‘Numri sistolik, është më i rëndësishmi nga dy kontrollet që bëhen’, shpjegon Xhener. “Ne e marrim parasysh atë për të kontrolluar nëse presioni i gjakut është në rritje. Pra, një lexim i qëndrueshëm [sistolik] i 120-140, është një shenjë e para-hipertensionit. Hipertensioni është 140/90 ose më i lartë’.

 

Cilat janë shkaqet?

 

‘Kripa e tepërt,  një dietë pa fruta dhe perime të mjaftueshme, shumë pak stërvitje, alkooli i tepërt, pirja e duhanit, mungesa e gjumit dhe mbipesha, të gjithë kontribuojnë në shkaktimin e  hipertensionit’, thotë Xhener. ‘Ju gjithashtu mund ta keni trashëguar atë nga prindërit.’

 

Tipi 2 i diabetit, sëmundjet e veshkave, problemet me tiroidet dhe mungesa e gjumit shkaktojnë hipertension për, afërsisht,  një në 20 raste. Disa ilaçe, të tilla si qetësuesit e zakonshëm (ibuprofen) mund të shkaktojnë hipertension të përkohshëm “, shpjegon Xhener. ‘Edhe liquorice, e cila ka një përbërje që ndikon në nivelin e kaliumit, mund të rrisë presionin e gjakut’.

 

Mësoni rreth gjendjes suaj

 

Duke ditur që presioni i gjakut fillon të rritet në të 30-at tuaja, kjo është një kohë e mirë për t’u kontrolluar. Ju nuk jeni të detyruar të lini takim me mjekun tuaj. Provoni të kontrolloheni nga ndonjë  infermiere apo  një farmacist i zakonshëm. Nëse gjithçka është në rregull, duhet të kontrolloheni sërish pas tri vjet. Nëse gjendja juaj është para-hipertensive, ju duhet të kontrolloheni çdo dy vjet. Çdo person me rezultat mbi 130, duhet të kontrollohet çdo vit.

 

Përpiquni të ulni presionin

 

Varësisht nga niveli i presionit të gjakut dhe nëse keni ndonjë kushtëzim tjetër shëndetsor, siç është diabeti, ju mund të vendosni të merrni ilaçe për ta ulur atë. Njerëzit zakonisht marrin  më shumë se një ilaç, në mënyrë që të shmangin  efektet anësore. ‘Megjithatë,’ shton Xhener, ‘edhe nëse jeni me ilaçe, ndryshimet e vogla në mënyrëne  të jetesës mund të rezultojnë në një nivel akoma më të ulët. Dhe nëse nuk keni një presion gjaku problematik, këto përpjekje mund t’ju ndihmojnë që presioni juaj i gjakut të zbresi në nivelin ideal.’/Bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme