Rivaldo, ish-sulmuesi i Barcelonës, ka këshilluar kolegun e tij brazilian Neymar të largohet nga Paris Saint-Germain për Real Madridin.
Në një intervistë të botuar të mërkurën nga e përditshmja gjermane “Bild” ish-sulmuesi brazilian beson se Real Madridi është vendi i duhur që 26-vjeçari mund të përmirësohet edhe më shumë dhe do të ketë mundësi për të fituar trofe të rëndësishëm.
Rivaldo tha se nëse Neymar dëshiron të fitojë “Topin e Artë”, të dhënë nga organi qeverisës FIFA për lojtarin më të mirë të botës ai duhet të luajë për një nga klubet më të mëdha në botë.
“Në Paris Saint-Germain, me trajnerin e ri Thomas Tuchel, ai kurrë nuk do të shpallet lojtari më i mirë në botë”, tha Rivaldo.
46-vjeçari brazilian, i cili luajti në Spanjë për Barcelonën nga viti 1997 deri në vitin 2002, beson se transferimi i Neymar në “Santiago Bernabeu” do të ishte një ndryshim i rëndësishëm.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...