Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë për BBC se BE-ja planifikon të krijojë kampe refugjatësh për emigrantët në Afrikën e Veriut.
Megjithatë, sipas tij kjo nuk do të funksionojë nëse procesi nuk udhëhiqet nga këto vende, transmeton portali arbresh.info
Duke folur gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikanë kanë shprehur shqetësim se qëndra të tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për emigrantët.
Deri me tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për hapjen e kampeve.
Liderët e BE-së kanë rënë dakord që të eksplorojnë idenë gjatë një samiti që pritet të mbahet gjatë këtij muaji.
Macron tha se Europa do t’i duhet të merret me migrimin nga Afrika për dekada, për shkak të asaj që ai e quajti problem themelor të rritjes së paplanifikuar të popullsisë në Afrikë.
Ai ka shtuar se BE-ja nuk mund të marrë vendime për vendet afrikane.
Macron tha se një ndër prioritetet e tij është që të dekurajojë njerëzit nga “marrja e rreziqeve” dhe duke vënë jetën në rrezik vetëm që të arrijnë në Europë.
Në vitin 2015, Europa ka përjetuar krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore./arbresh.info/
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...