Google ADS

Prishtina – Europa, ndeshjen mund ta shikoni nga stadiumi me kaq para

20:21 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Prishtina për ndeshjen e nesërme kthyese të raundit preliminar të UEL kundër Europa FC,  do të lëshoj bileta në shitje vetëm në ditën e ndeshjes më 5 korrik, njofton prishtinafc.com, transmeton arbresh.info.

Biletat janë me dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro, ndërsa ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e dedikuar vetëm me organizim për “Plisa”.

Biletat do të shiten në sheshin “Nënë Tereza” dhe rreth stadiumit “Adem Jashari” nga ora 15:00.

Dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme