Qeveria s’ka para për shpronësimet në fshatin Hade

19:29 | 4 Korrik 2018
M. A.

“Ekzekutivi i vendit nuk ka buxhet për shpronësimin në fshatin Hade të Obiliqit”. Kështu ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka shtuar se rasti i Shipitullës ishte më ndryshe, pasi pati një intervenim urgjent, për shkak të krizës energjetike. Lluka ka thënë se shpronësimi në Shipitullë parashihet të kushtojë rreth 27 milionë euro, ndërsa për shpronësimin në Hade, ai nuk pret të ndodhë e njëjta gjë dhe nuk duhet vepruar me atë praktikë.

E, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se po shkelen të drejtat e banorëve, prandaj ka kërkuar zgjidhje të shpejtë. E banorët e këtij fshati ndihen të diskriminuar, për shkak se po vlerësojnë se institucionet po bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut, raporton KTV.

Përfaqësuesi i fshatit Hade, Ragip Grajçevci, tha se janë të prekur si në shëndet dhe në pronë. E kryetarja e Komisionit Duda Balje kërkoi sqarime për ndërtimet pa leje dhe mungesën e kushteve për jetë në Hade.Mustafë Grainca, zëvendës -ministër i Financave, ka thënë se ata janë në pritje të zgjidhjes së këtij problemi, konform zgjidhjes do të veprohet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme