Google ADS

Futbollistët e Anglisë e kanë kopjuar metodën e Ronaldos në ekzekutimin e penalltive

19:22 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Anglisë duhet ta falënderojë pjesërisht Cristiano Ronaldon për suksesin e parë me penallti në një Kampionati Botëror, pasi e kanë kopjuar teknikën e superyllit portugez në ekzekutimin e penalltive.

Tre Luanët u kualifikuan në çerekfinale të ‘Rusia 2018’, pasi eliminuan Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa diçka të tillë nuk kishin bërë kurrë në një Kampionat Botëror.

Vet përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e kishte humbur penalltinë në ‘Euro 96’, si edhe ka qenë pjesë e skuadrës që është eliminuar në Botërorin 1998 përmes njëmbëdhjetëmetërshave.

Para të martës mbrëma, Anglia ishte e vetmja skuadër e cila ishte eliminuar nga Kampionati Botëror, në të tria rastet kur penalltitë kishin vendosur.

Prandaj, Southgate kishte nisur planin e përgatitjes së lojtarëve për ekzekutimin e penalltive, para se të fillonte ‘Rusia 2018’.

Pas analizave që janë bërë, ishte kuptuar se anglezët shpejtonin në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave, prandaj ishte kërkuar nga ata që ta kopjonin qasjen e Ronaldos.

Superylli i Real Madridit nuk ngutet kur i ekzekuton penalltitë, bën një pushim para se të godasë dhe merr frymë thellë. Kjo metodë është aplikuar nga të gjithë futbollistët anglezë që i ekzekutuan penalltitë.

“Kemi bërë disa hulumtime që kanë treguar se lojtarët anglezë nguten për ta goditur topin pasi dëgjojnë fishkëllimën”.

“Nëse i shikojmë të tjerët, ata pushojnë pakëz. Për shembull, vetëkontrolli i Ronaldos është mahnitës, ka shpjeguar drejtori teknik i Federatës Angleze të Futbollit, Dan Ashworth. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme