Google ADS

A është e mundur?

18:17 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, sipas gazetës “O Jogo”, do të transferohet te skuadra e madhe italiane Juventus, përcjellë arbresh.info. 

Kalimi i tij nga Real Madrid në Juventus do të kryhet për 100 milionë euro.

Ronaldo do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, e cila peshon 120 milionë euro në total.

Ronaldo e ka shkruar historinë me Real Madridin duke e fituar pesë herë ‘Topin e Artë’ me këtë skuadër.

Ronaldo që nga viti 2009 është pjesë e Realit ku në 292 paraqitje i ka realizuar 311 gola. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme