Google ADS

UNDP: Presidenca, institucioni më i besuar për qytetarë

16:27 | 4 Korrik 2018
M. A.

Në një anketë që ka bërë UNDP në bashkëpunim me organizatën amerikane USAID, qytetarët e Kosovës janë më së shumti të kënaqur me punën e Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndonëse për të gjithë liderët institucional, kënaqshmëria me punën e tyre është e ulët, megjithatë Presidenti prinë në krahasim me institucionet tjera në Kosovë.

Anketa sipas UNDP tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë, me përjashtim të punës së Kuvendit dhe të Presidentit, që nuk patën ndryshim të ndjeshëm nga Pulsi Publik XIII.

“Përkundër luhatjeve të raportuara në perceptimet e qytetarëve, nivelet e përgjithshme të kënaqshmërisë mbeten mjaft të ulëta, me përjashtim të performancës së Presidentit që merr rezultatin më të lartë prej 39.1%”, thuhet në anketën e UNDP-së.

UNDP çdo vit publikon raporte të ndryshme që matin deponimin publik të qytetarëve për tema të ndryshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme