Barcelona ka hedhur poshtë që ish presidenti i klubit Sandro Rossel ka blerë ilegalisht një mëlçi në mënyrë për t’i siguruar ish mbrojtësit Eric Abidal që t’i nënshtrohet një transplantimi.
Një raport nga gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ thuhet se Rosell ka blerë një mëlçi para operacionit dhe blerja është bërë në treg të zi, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se policia spanjolle ka përgjuar telefonin e Rosell dhe ka shikuar mesazhet në lidhje me këtë krim. Rosell ishte arrestuar në vitin 2017 për shpëlarje parash.
Barcelona ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare duke hedhur poshtë këto pretendime:
“Duke u bazuar në informata sot në lidhje me transplantimin e të cilit ishte subjekt sekretari teknik aktual i skuadrës së parë – Eric Abidal, Barcelona kategorikisht hedhë poshtë çdo parregullsi në lidhje me këtë çështje pasi kjo tashmë është kryer nga palët e interesuara dhe personat përgjegjës në spitalin klinik të Barcelonës”
Abidal u rikuperua para se të largohej nga klubi si një lojtar në vitin 2013 që t’i bashkohej Monacos./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...