Hulumtimet e fundit kanë treguar se disa viruse, dhe sidomos dy lloje të herpesit, mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit.
Nëse kjo konfirmohet, mund të ndryshojë plotësisht drejtimin e hulumtimit dhe të hapë rrugën për forma të reja të trajtimit dhe të lëvizë me metodat e diagnostikimit të sëmundjes, shkruan New York Times.
Megjithatë, kjo teori kontroverse e sëmundjes së Alzheimerit shpesh është hedhur poshtë nga ekspertët, por një studim i ri mund të ndryshojë mendimin e tyre.
Hulumtimi në të cilin u përfshinë 950 njerëz, ka dhënë dëshmi bindëse për idenë se viruset janë të përfshira me të vërtetë në zhvillimin e Alzheimerit, dhe në veçanti dy lloje të herpesit që shumica e njerëzve marrin si fëmijë dhe pastaj pushojnë për vite me radhë në trup.
Ky studim, i botuar në revistën Neuron, zbuloi se viruset ndikojnë në gjenet e lidhura me Alzheimer dhe mund të luajnë një rol në atë se si sëmundja zhvillohet dhe përparon.
Shkencëtarët thonë se nuk kanë konfirmuar se këto viruse shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, por kërkimet e tyre sugjerojnë se viruset mund të shkaktojnë një përgjigje të sistemit imunitar që do të rriste akumulimin e amiloidit ose proteinave në trurin e njeriut që formon pllakat karakteristike të kësaj sëmundjeje.
“Këto viruse janë ndoshta lojtarë të rëndësishëm në aktivizimin e sistemit imunitar në Alzheimer. Mendoj se ata janë si benzina në flakët e një patologji që nxitet nga imuniteti”, tha Joel Dadley, shef i studimit nga Fakulteti i Mjekësisë në Maunt Sinai në New York.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...