Bujar Idrizi i rikthehet te skuadra na Podujeva për herë të tretë, pasi ishte pjesë e klubit gjatë stinoreve 2013/14 dhe 2016/17.
26-vjeçari, i lindur më 11.12.1991 në Podujevë, luan mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës. Si futbollist e nisi tek Hysi, ku i kaloj kategoritë e reja dhe u bë pjesë e ekipit të parë, e pas shuarjes së Hysit iu bashkua Llapit për 6 muaj.
Më pas luajti për një edicion për skuadrat e Trepçës dhe Trepçës’89. Ai iu rikthye Llapit gjatë edicionit 2016/17, ku kaloi një stinor fantastik, që u ra në sy drejtuesve të Kukësit, ku nënshkroi për 1 vit.
Pasi nuk arriti akordin me Kukësin, Bujari e pa të arsyeshme t’i rikthehet edhe një herë vendlindjes dhe klubit të zemrës, Lapit drejt arritjes së synimeve të këtij edicioni së bashku me lojtarët tjerë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...