Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht shfaqen vonë në jetë, pasi që kjo është mosha kur priret të zhvillohet kjo sëmundje.
Mbipesha, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik e rrisin rrezikun e zhvillimit të problemeve me nivele të sheqerit në gjak – probleme të cilat mund të diagnostikohen si diabet, transmeton Telegrafi.
Janë disa simptoma paralajmëruese nga të cilat duhet të keni kujdes, sipas sajtit mjekësor ‘Healthline’.
Apetiti i tepërt është njëra nga simptomat, pasi ekspertët sugjerojnë se sheqeri që konsumohet nga ushqimi nuk arrin deri te qelizat.
“Trupi e përdor sheqerin në gjakun tuaj për t’i ushqyer qelizat. Kur qelizat nuk mund ta absorbojnë sheqerin, trupi kërkon për më shumë burime të energjisë, gjë e cila shkakton uri të vazhdueshme”, kanë shkruar ekspertët.
Përveç urisë së tepërt, shenjë e diabetit është edhe etja ekstreme dhe urinimi i tepërt.
Ekspertët gjithashtu kanë shtuar se mënyra më e mirë për t’i ulur nivelet e sheqerit në gjak janë ushtrimet fizike sepse ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të insulinës dhe i zvogëlojnë nivelet e sheqerit në gjak. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën