Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorë, si dhe deputetë të kësaj ane, inauguruan fillimin e punimeve të rrugës Varosh-Gërlicë, rrugë kjo me rëndësi për banorët e kësaj ane.
Ministri Pal Lekaj duke i uruar banorët e këtyre trevave dhe duke folur për rëndësinë e kësaj rruge dhe përkushtimin e tij si ministër i Ministrisë së
Infrastrukturës që të gjitha komunat e vendit t’i trajtojë barabartë dhe me prioritet tha:
“Është një ditë e veçantë, sepse na është dhënë mundësia që të investojmë tek qytetarët si Ministri e infrastrukturës, por edhe tek një kryetar i përkushtuar për
ta zhvilluar vendin dhe Ferizajn. Ne jemi zotuar që nga fillimi se do të mbështesim fuqishëm të gjitha komunat në Kosovë, por sot jemi në Ferizaj dhe ndihem i lumtur se bashkë me zëvendësministrat, deputetët, kryetarin, drejtorët dhe qytetarët po bëjmë diçka në infrastrukturë, e cila ka impakt pozitiv në zhvillimin e Ferizajt, e sidomos në lidhjen e korridoreve që krijojnë qasje shumë më të mirë për qytetarët dhe bizneset. Sot dua ta ndajë me ju edhe një lajm të mirë për bizneset lidhur me kyçjet në autostradë duke filluar nga rruga apo vendbanimet si Driton Islami, Talinoci i Muhaxherëve, Sazli dhe Papaz, që do të jetë kyçje në autostradë dhe që do të ndikojë pozitivisht tek bizneset, ngase ne jemi zotuar që rrugët nuk do të bëhen për individë të caktuar, por për të pasur impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit dhe në lidhjet e korridoreve që janë lehtësim për qytetarët dhe transportuesit e mallrave. Me këto qëllime edhe kemi ardhur sot në Ferizaj që po investojmë si Ministri e Infrastrukturës. Projekti kushton 2 milionë e 645 mijë euro dhe do të përfundojë për 36 muaj. Nuk është vetëm ky projekt sepse ne kemi hapur një punishte në tërë Kosovën e sidomos në autostradën “Arbën Xhaferi” e cila e zhvillon këtë anë në përgjithësi duke filluar nga Prishtina, Ferizaj, Kaçaniku, Vitia e shumë e shumë vende sepse kjo autostradë na lidhë me Evropën andaj duhet t;i gëzohemi të gjithë dhe të jeni të bindur që çdo cent i taksapaguesve tanë do të monitorohet dhe do ta kemi atë privilegj që atë investim që e bëjnë qytetarët t’ua
kthejmë të dyfishuar. Faleminderit dhe e gëzofshi qytetarë”, tha ministri Pal Lekaj.
Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme dhënë kësaj komune, sidomos për projektin i cili filloi së
implementuar sot, duke theksuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për Ferizajn dhe banorët e Varoshit dhe Gërlicës.
Rruga Varosh-Gërlicë, do të kushtojë mbi 2 milionë euro dhe do të përfundojë brenda 36 muajsh. Kjo rrugë është edhe një dëshmi e përkushtimit të Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e projekteve infrastrukturore në tërë vendin dhe për trajtimin e barabartë të tërë komunave nga niveli qendror qeverisës, në këtë rast nga Ministria e Infrastrukturës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?