Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se një ndër çështjet më urgjente në Kosovë është ndryshimi i Ligjit të Punës e në veçanti, monitorimi i punës.
Kollçaku ka përmendur në një konferencë për media aksidentin e fundit në vendin e punës që ka ndodhur më 30 qershor e që ka rezultuar me fatalitet, raporton arbresh.info.
“Vdekja e një të mituri në vend të punës është tragjedi kombëtare. Tashmë një i ri ka humbur jetën dhe ne duhet të dimë se a do të jep dikush përgjegjësi. Prandaj, çështja më urgjente është ndryshimi i ligjit të punës e në veçanti për monitorimin e punës. Përgjegjësia kryesore është ministria e inspektorati të mbikëqyr zbatimin e punës. Ne ende nuk e kemi ligjin për sigurim shëndetësore dhe atë jetësor. Detyra e parë e punëdhënësit është që ai ta parashikoj rrezikun dhe t’i trajnoj punëtorët. Punëdhënësi duhet t’ia sigurojë të gjitha pajisjet në vendin e punës në mënyrë që siguria të jetë maksimale. Kurse, detyra e inspektoratit është të mbikëqyr implementimin e punës”, ka thënë Kollçaku.
Sipas saj, sektori privat mbetet shkelësi më i madh i drejtave të punëtorëve.
“Ne do të angazhohemi edhe përmes Kuvendit të Kosovës. Por ne mendojmë që duhet të angazhohemi që në mesin e shumë temave të bisedojmë edhe për tema siç është vdekja e punëtorëve në punë./Arbresh.info
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...