Mjekja nga Kosova shpëton turisten në Velipojë

14:07 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Në kohën e verës të shpeshta janë lajmet për vdekjen e turistëve nëpër vendet bregdetare. Këtë fat të keq nuk e kishte një grua nga Gjakova që po bënte pushime në Velipojë.

Ndonëse për disa minuta ajo ishte pa vetëdije për shkak të ujit të tepërt që i kishte hy në organizëm, fatmirësisht ka shpëtuar. I gjithë rasti kishte ndodhur derisa ajo po qëndronte në det, më 30 qershor rreth orës 18:00.

Ndihmën e parë [reanimacion cardiopulmonar] gruas rreth të 70-ve ia ka dhënë, Majlinda Zeqiri, mjekja e përgjithshme e cila punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Mjekja Zeqiri, e cila ushtron këtë profesion që një vit, thotë se pavarësisht stresit dhe presionit që kishte nga njerëzit për rreth, ajo mundi ta kryej misionin e saj si mjeke – të shpëtojë jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme