Google ADS

Mbi 60 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se marrëveshja përfundimtare do të sjell njohjen e Kosovës nga Serbia

11:35 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.

Violeta Haxholli nga KDI gjatë prezantimit të sondazhit tha se 61 për qind e qytetarëve presin që kjo marrëveshje të sjell njohjen e Kosovës nga Serbia, kurse afër 30 mendojnë që jo.

Në opsionin e dytë se a presin qytetarët të anëtarësohet Kosova në OKB, 56 prej tyre mendojnë që po, kurse 44 jo. Kurse, 75 për qind të qytetarëve mendojnë se bisedimet finale nuk do të sjellin autonomi për serbët e Kosovës. 84 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të pranonin të ketë ndarje të Kosovës apo shkëmbim të territoreve”, ka thënë Haxholli, raporton arbresh.info.

Sipas saj, 61 për qind e qytetarëve të Kosovës se nuk do të pranonin Asociacionin edhe nëse ai bëhet me ligjet e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Jeta Krasniqi tha se 44 për qind e qytetarëve  vlerësojnë se bisedimet duhet të udhëhiqen nga presidenti, rreth 31 nga opozita dhe 25 për qind nga kryeministri Ramush Haradinaj.

47 e qytetarëve mendojnë se edhe nëse arrihet marrëveshja finale me Serbinë, ajo prapë do të shtrij ndikimin e saj në Kosovë.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, 45 prej qytetarëve do të votonin këtë të diele kurse, për preferencat e qytetarëve për partitë politike, 38 për qind do të votonin për LDK, 23 për qind për PDK-në dhe 21 për qind për Lëvizjen Vetëvendosje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme