Kërkesa e Republikës së Kosovës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në bisedimet e Brukselit ka nxitur reagime të shumta nga Beogradi zyrtar.
Kryeministra serbe, Ana Brnabic, nuk e sheh të rrugës që të ketë shtete të tjera të përfshira në bisedime.
Mirëpo, në rast se evropianët miratojnë kërkesën e Kosovës që SHBA-ja të jetë lojtar i ri, atëherë ajo thotë se edhe Serbia do të qetë kushte.
“Qëllimi strategjik i Serbisë është që të bëhet një anëtare e BE-së dhe unë nuk shoh pse dikush dëshiron që të ketë shtete tjera. Por, në qoftë se angazhohen Shtetet e Bashkuara, me kërkesë të Prishtinës, atëherë me siguri në tryezë duhet të jetë dhe dy fuqitë të mëdha botërore që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Kina dhe Rusia”, është shprehur ajo.
Në një intervistë të publikuar nga “Novosti”, ajo ka folur për rolin e presidentit Aleksandër Vuçiq në bisedimet me Hashim Thaçin. Ajo thotë se presidenti i tyre mori një përgjegjësi të madhe mbi veten për të zgjidhur barrën e madhe të shkaktuar qe një kohë të gjatë.
“Pra, pritet të ketë një marrëveshje që do të sigurojë të ardhmen e serbëve në Kosovë dhe Metohi, stabilitetin e Serbisë dhe rajonit”, ka deklaruar shefja e qeverisë.
Në pyetjen se; A mund të imagjinohet një situatë në të cilën njerëzit refuzojnë një marrëveshje ligjore me Prishtinën, ajo ka thënë se personat e caktuar duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Do të kemi një kompromis të pranueshëm reciprokisht në tryezë, para së gjithash të pranueshme për Serbinë, besoj se njerëzit do të qëndrojnë prapa presidentit të tyre dhe qeverisë”, ka deklaruar ajo.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut