Gjuriq: Shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë pa biseduar me Serbinë

10:10 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka vazhduar me deklarata thumbuese në drejtim të Kosovës. Sipas tij, aspiratat e shqiptarëve janë mjaft të qarta për ne, por duhet të jetë e qartë për ata se pa biseduar me Serbinë, nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse t’ia “shesin mjegullën”popullit të tyre.

Për Serbinë, thotë ai, sigurisht që nuk është një befasi kur dikush nga Prishtina nuk i përmbahet marrëveshjes, por kjo tregon se një pjesë e tyre është e papërgatitur dhe kjo pjesë nuk e respekton atë që u diskutua./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme