Beteja e Yorktown është beteja e fundit që u siguron 13 kolonive amerikane pavarësinë nga Mbretëria Angleze dhe regjimi i Mretit Gerorge, shkruan arbresh.info.
Beteja e Yorktown ka përfunduar me 4 korrik të vitit 1776 dhe shënon ditën kur forcat angleze dorëzohen para revolucionarëve amerikanë të drejtuar nga George Washington dhe Alexander Hamilton në bashkëpunim me aleatët francez në krye me Markezin De Lafayette.
Plani ishte që aleanca mes Francës dhe Kolonive amerikane të provokonte një luftë të ashpër dhe ta shtynte Britaninë e Madhe t’u shpallte luftë thuajse të gjitha vendeve të Evropës që ushtria të shpërndahej në tri fronte të ndryshme. Dhe është një plan shumë i suksesshëm pasi gjatë atij viti Britania e Madhe hyn në luftë me Francën, Spanjën dhe Kolonitë përtej Atlantikut.
Është tamam 4 korriku ku gjenerali George Washington nënshkruar deklaratën e pavarësisë dhe vihet në krye të shtetit të sapoformuar.
Përkrah ka Alexander Hamilton i cili krijon planin financiar që dominon edhe sot në SHBA, ThomasJefferson i cili fillimisht është sekretar i shtetit e pastaj shërben si presidenti i tretë i SHBA-së pasi fiton zgjedhjet e vitit 1800 kundër atij që më pas bëhet zëvendës president i SHBA-së Aaron Burr.
Pavarësia e kolonive amerikane që më pas rriten dhe ndërtojnë atë që ne sot e njohim si SHBA, është ndërtuar me ndihmën e emigrantëve të braktisur në Karaibe, prej jetimëve të lënë pa prindër nga luftërat dhe nga njerëz që besonin në një të ardhme më të mirë për të gjithë. Është historia që tregon se gjithçka mund të arrihet pavarësisht që gjasat e fitoren duhet të kërkohen me mikroskop./Rrona Jaka/Arbersh.info/
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së